EMRI/ Shiste kokainë në Angli, përfundon 'ëndrra' e 27-vjeçarit shqiptar për t’u bërë i pasur

EMRI/ Shiste kokainë në Angli, përfundon 'ëndrra' e 27-vjeçarit shqiptar për t’u bërë i pasur

11:31, 06/05/2024
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar është dënuar me burg në Angli, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mediat britanike bëjnë me dije se shqiptari është identifikuar si Xhenet Hasaj, 27 vjeç, dhe se është dënuar me dy vjet e shtatë muaj burg.

Hasaj u deklarua fajtor për akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainës.

Ai u vu në pranga në 25 mars, pasi oficerë të veshur civilë që po patrullonin në Aylesbury, e ndaluan teksa udhëtonte me një Audi A4.

Pas kontrollit të ushtuar në automjet ata gjetën 250 paund dhe 18 doza kokaine, të paketuara dhe gati për shitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco