Kërkimet në Bunë për nënën dhe 2 fëmijët, nisen drejt Shkodrës Forcat e Ushtrisë

Kërkimet në Bunë për nënën dhe 2 fëmijët, nisen drejt Shkodrës Forcat e Ushtrisë

11:22, 06/05/2024
A+ Aa A-

Forcat e ushtrisë janë nisur ditën e sotme drejt Shkodër për të dhënë ndihmën në gjetjen e tre trupave të nënës me dy fëmijëve, të cilët dyshohet se janë mbytur në ujërat e Bunës.

Njësia speciale e FA do të ndihmojë në operacionin e kërkimit që po zhvillohet që nga dita e djeshme nga RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna.

Alma Arrazi, 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e saj të mitur u raportuan të humbur tri ditë më parë nga kryefamiljari Ergys Arrazi, ndërsa një ditë më parë u gjet në lumin Bunë trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të çifit duke shtuar dyshimet se nëna dhe fëmijët mund të jenë mbytur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco