Në kërkim për ryshfetin 2.5 mln lekë, kontrolle në zyrat e INUV Elbasan, çështja do i kalojë SPAK

Në kërkim për ryshfetin 2.5 mln lekë, kontrolle në zyrat e INUV Elbasan, çështja do i kalojë SPAK

12:38, 25/04/2024
A+ Aa A-

Teksa prokuroria e Elbasanit urdhëroi arrestimin e kryeinspektorit të INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja, oficerë të krimit-ekonomik në policinë e Elbasanit, mësohet të kenë shkuar në ambientet e bashkisë së këtij qyteti, duke sekuestruar disa praktika të tjera të ndërtimit pa lejë.

Bëhet fjalë për të paktën 7 praktika të ndjekura nga INUV. Futja e oficerë në ambientet e bashkisë së Elbasanit është një risi, pasi prej më shumë se 15 vite, në këtë bashki nuk është prekur nga strukturat e hetimit asnjë zyrtar

Në rang pozicioni hierarkik Andri Mehja është paralelisht me pozicionin e Mariglen Qatos në bashkinë e Tiranës, i cili tashmë ndodhet në burg për shkak të një hetimi nga SPAK.

Për shkak të shumës së lartë të kërkuar prej 2.5 milion lekë të vjetra, edhe çështja ndaj kryeinspektorit të INUV Elbasan, Andri Mehja dhe vartësit të tij, Bardhyl Qehja, pritet të transferohet për hetime të mëtejshme në prokurorinë e posaçme SPAK.

Kërkesa për arrestimin e Andri Mehja dhe inspektorit Qehja në Elbasan u realizua pak ditë më parë nga prokurori Xhilian Seferi, ndërsa ishte gjyqtari Artur Prenga që miratoi kërkesën e prokurorisë për lejimin e arrestimeve dhe më pas kontrollin e banesave.

Kreu i INUV Elbasan Andri Mehja vijon të qëndrojë në arrati, pasi ishte larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, pak ditë para se të kryhej ndërhyrja e policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco