Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në rrugën e Rinasit

SYRI TV/ Burg përjetë për Laert Haxhiun, avokati: Lushnja mund të kthehet në Palermo

21:03, 24/04/2024
A+ Aa A-

Burg përjetë për Laert Haxhiun. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Posaçme ndaj të riut lushnjar që akuzohet për masakrën e vitit 2017 në Lushnje me pasojë vdekjen e 2 personave e plagosjen e 2 të tjerëve. Mbrojtja e Haxhiut reagoi menjëherë pas vendimit, duke paralajmëruar se një vendim i tillë hap një sagë vrasjesh në Lushnje.

Nga Syri TV

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun, i akuzuar si organizator dhe bashkëautor në masakrën e Lushnjes në 2017, ku vdiqën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Në këtë ngjarje dyshohet se shenjestër ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti të cilin sipas hetimeve e shpëtoi fakti që pak para breshërisë së armëve u nda nga shokët për të shkuar tek berberi.

Në pretencën e Prokurorës Doloreza Musabelliu, evidentohet dyshimi se shkak i kësaj masakre ka qenë përplasja ndër vite mes anëtarëve të bandës së Aldo Bares dhe Familjes Haxhiu. Fill pas vendimit të GJKKO-së reagoi edhe avokati i pajtuar nga babai i Laert Haxhiut. Detar Hysi thotë në një reagim për mediat, se me këtë vendim gjykata ka hapur një sagë vrasjesh në qytetin e lushnjes.

 “Gjykata e Posaçme ka tejkaluar kompetencat duke  mos dhënë një vendim objektiv dhe të paanshëm! Thjesht ka skanuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme! Me këtë vendim të ndikuar nga nga faktorë të jashtëm ka hapur një sagë vrasjesh në qytetin e Lushnjes....duke e kthyer Lushnjen ne një Palermo të vërtetë!

Më herët për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg përjetë edhe Anterio Kaloshi e Orges Bilbili, dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Haxhiut. Ky i fundit mbahet i arrestuar në Greqi prej rreth një viti. Nga ana tjetër autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Haxhiut që rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjerë kriminale.

Ai është dënuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjes për një tjetër atentat ku u plagosën disa persona dhe sërish objektivi i sulmit ishte Xhulio Shkurti. Po këhtu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i lushnjarit ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Haxhiu vijon të qëndrojë në qelitë e një burgu grek prej rreth 1 viti, në pritje të një vendimi nëse do të ekstradohet apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco