Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

16:47, 28/03/2024
A+ Aa A-

Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje dhe nuk përbën kërcënim për publikun.

Është e paqartë se ku ndodhet emigranti nga Kosova, ndërsa policia po heton rastin. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, ai mund të mos jetë në Zvicër.

Policia thotë se shqiptari nga Kosova, nuk e ka pasur të vështirë që të arratiset, pasi ka pëfituar nga disa orë pushimi nga burgu gjatë drekës të martën dhe është arratisur.

'I burgosuri nuk u vu re kurrë për sjellje të dhunshme gjatë qëndrimit të tij në Wauwilermoos dhe gjithmonë kthehej nga pushimi i tij në orën e caktuar',- thotë Daniel Graf, zëdhënës i shtypit për Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Lucernit (JSD), për Zentralplus.

Për këtë arsye opinioni nuk u informua për arratisjen.

Graf vazhdoi: ‘Vetëm të burgosurit që nuk përbëjnë rrezik për publikun pranohen në sistemin e hapur të burgjeve.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco