Disa orë para protestës, policia rrethon Kryeministrinë me gardh metalik

Disa orë para protestës, policia rrethon Kryeministrinë me gardh metalik

13:43, 20/02/2024
A+ Aa A-

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, përgatitjet janë drejt fundit për një ngjarje të tillë. Në fotot e mëposhtme shihet qartë situata në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku edhe është bllokuar qarkullimi i automjeteve.

Policia ka vendosur gardh metalik përballë Kryeministrisë, që është edhe zona ku do të mblidhen qytetarët.

Ndërkohë po vendoset edhe podiumi nga ku do të flasin krerët e opozitës.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco