EMRAT/ Lëshonin fatura me vlerë fiktive për të përfituar nga TVSH-ja, 2 të arrestuar në Elbasan

EMRAT/ Lëshonin fatura me vlerë fiktive për të përfituar nga TVSH-ja, 2 të arrestuar në Elbasan

12:42, 20/02/2024
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit njofton se janë ndaluar dy shtetasit në kërkim Sajmir Xhafa 38 vjeç dhe Julian Kalo 46 vjeç, pasi akuzohen se kanë lëshuar fatura me vlerë fiktive në një biznes për shitjen me shumice të metaleve, me qëllim për të përfituar nga TVSH-ja.

Sipas policisë, dyshohet edhe për bashkëpunime me shtetas të tjerë, ku, në muajin nëntor të 2023-shit, për këtë rast u arrestua administratori i biznesit, shtetasi A. P., 62 vjeç

Njoftimi i policisë së Elbasanit

Ekzekutohen urdhrat e ndalimit për 2 shtetas që akuzohen se kanë lëshuar fatura me vlera fiktive, në një biznes për shitjen me shumicë të metaleve, me qëllim përfitimin nga TVSH-ja. Në muajin nëntor 2023, Policia e Elbasanit goditi këtë veprimtari kriminale dhe arrestoi administratorin e biznesit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve në kërkim S. Xh., 38 vjeç dhe J. K., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonin fatura të mallrave, me vlera fiktive, që të mashtronin lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik. Në muajin nëntor 2023, për këtë rast u arrestua administratori i biznesit, shtetasi A. P., 62 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco