Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Flamuri i PD rikthehet në shtëpi

Banorët e Murqinës dhe Bilajt në protestë: Firma ka bllokuar dhe shkatërruar rrugët e fshatit

09:47, 01/02/2024
A+ Aa A-

Banorët e fshatrave Bilaj dhe Murqinë në Bashkinë e Krujës kanë protestuar mëngjesin e sotëm në kundërshtim me punimet që po bëhen në autostradën e re Thumanë – Kashar.

Banorët shprehen se ata nuk janë kundër ndërtimit të rrugës dhe zhvillimit e as nuk i janë bërë pengesë por firma e cila po zhvillon punimet ka devijuar projektin e për pasojë janë bllokuar rrugët 300 vjeçare të këtyre fshatrave me mijëra banorë.

Ata shprehen se nuk ka pasur asnjë konsultë nga ana e firmës, ARSH, apo ministrisë së transporteve me komunitetin e këtyre fshatrave të cilët dëmtohen shumë.

Firma përpos që ka dëmtuar rrugët e të gjitha fshatrave duke i kthyer në të pakalueshme, ndotjes së pamasë sot ka bllokuar rrugët kryesore ku një prej të cilave është aks kombëtar duke mos lënë asnjë nënkalim ose mbikalim për banorët e zonës. Fshatarët dhe nxënësit e fshatrave do të duhet të udhëtojnë me kilometra të tëra që të shkojnë në tokat e tyre bujqësore dhe shkollë.

Banorët kërkojnë që të ndërtohen nënkalime dhe mbikalime në mënyrë që jetesa e tyre të vijoi normalisht dhe firma e cila ka shkatërruar rrugët ti rindërtojnë dhe ti kthejnë ashtu si ishin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco