Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

SYRI TV/ Kodi i ri rrugor, gjobiten këmbësorët, 50 gjoba ndaj qytetarëve në 48-orët e fundit në Korçë

14:00, 12/01/2024
A+ Aa A-

50 gjoba janë vendosur ndaj këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugorë në Korçë. Vlera e gjobës sipas nenit 188 varion nga 500 lekë deri në 2000 lekë të rinj.

SYRI TV

Gjatë 48-orëve të fundit janë vendosur 50 masa ndëshkuese në qytetin e Pogradecit ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar kodin e ri rrugor i cili parashikon 5 deri në 20 mijë lekë gjobë për këmbësorët të cilët nuk respektojnë vendkalimet e posaçme, ndonse duket se numri i gjobave është i lartë, thotë Nënkomisar Klaidi Shameti.

Për vjeljen e kësaj mase administrative , masa vendoset në bazë të kartës së identitetit dhe karta e identitetit mbahet si garanci deri në likujdimin e masës në bazë të nenit 205 të kodit penal.

Deri tani nuk ka pasur raste të mospranimit të gjobës nga qytetarët pasi qytetarët janë ndërgjegjësuar. Fillimisht është përdorur këshillimi.

Ka disa vite që ka filliar kjo fushatë. nëse ka kundërshtimntë gjobes masa administrative merret dhe qytetari ka të drejtë të ankimojë gjobën në organin administrativ shtetëror dhe më pas në gjykatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco