Bilanci i aksionit në veri të Kosovës, konfiskohen rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Bilanci i aksionit në veri të Kosovës, konfiskohen rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

07:38, 21/05/2024
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka zbardhur detaje lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së hënë në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale.

Rreth  1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinar, rreth  19.500 franga, rreth 13.800 dollar amerikan, 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

“Gjashtë filiale të të ashtuquajturës  ‘Bankë Postare Kursimore’  në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco