Kronologjia e tragjedisë/ ‘Si humbi jetën adoleshentja në spitalin privat në Tiranë‘

Kronologjia e tragjedisë/ ‘Si humbi jetën adoleshentja në spitalin privat në Tiranë‘

12:23, 16/05/2017
A+ Aa A-

Një 16-vjeçare, Blerta Pepa, ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë, pas mesnatës së të hënës.

Image

Daja e vajzës, Artjon Shkoza, ka rrëfyer kronologjinë e ngjarjes, se si mbesa e tij u dëmtua e deri sa humbi jetën në spital.

“Mbesa ime Blerta është rrëzuar duke luajtur në orën e fizkulturës, ku ka vrarë gjurin. Para dy javëve doli që kishte dëmtim të miskut të gjurit dhe këputje ligamenti. U interesuam.

Në shtet na thanë nuk bëhet. Bëhet me çarje dhe mund të bëhet më vonë, sepse duke u rritur mund të këputet përsëri ligamenti. U interesuam në privat.

Lamë një takim me spitalin privat dhe mjeku mori përsipër operacionin, edhe pse prindërit e kishin vënë në dijeni se në shtet i kishin thënë se nuk duhet t’i nënshtrohet tani operacionit. Mjeku i ka thënë që në privat ka teknika të reja dhe mund të kryhet operacioni.

Vajza duhet të hynte në operacion që në orët e para të paradites së djeshme, por për shkak të disa komplikacioneve të operacioneve të mëparshme, salla është liruar me vonesë dhe vajza ka hyrë në operacion në 7 pasdite.

Pas rreth 3 orësh operacion, mjeku ka njoftuar se gjithçka ka shkuar mirë. Ndërkohë që nuk e kanë nxjerrë pacienten nga salla për 2-3 orë.

Prindërit kanë hyrë me forcë në sallën e operacionit dhe kanë parë mjekët në përpjekje për të rikthyer vajzën në jetë. Vajza ka ndërruar jetë, dhe justifikimi që u është dhënë prindërve është se ka pasur temperaturë të lartë pas operacionit”, ka thënë daja i viktimës për “Shëndet+”.

Nga hetimet e para, rezulton se shkak i ngjarjes është bërë sasia e tepërt e narkozës që i është dhëne vajzës nga anestezisti, një nga mjekët që asistoi në operacionin për të cillin është paguar 1.500 euro.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, mjeku anestezist që asistonte në operacion, T.Zh., 53 vjeç, ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie.

Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 16-vjeçares.

16-vjeçarja Blerta Pepa ka qenë pjesëmarrëse tek edicioni i 6-të i Gjeniut të Vogël.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco