Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar këtë të martë në zonën e Balldrenit, në njësinë administrative të Lezhës.
Sipas burimeve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një sipërfaqe të hapur, pranë disa grumbuj gurësh, dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Policia ka shoqëruar një person për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor dhe ekspertët po kryejnë verifikime për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse dhe motivet që qëndrojnë pas këtij incidenti.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
© SYRI.net