Alarmi fals që vuri në lëvizje policinë e Sarandës, arma e gjetur në park rezulton lodër

Alarmi fals që vuri në lëvizje policinë e Sarandës, arma e gjetur në park rezulton lodër

10:46, 10/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një alarm i rremë ka vënë në lëvizje policinë e Sarandës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Fillimisht, një armë që dukej pistoletë tip “Glock” u gjet e hedhur në një nga lulishtet përgjatë shëtitores “Naim Frashëri”, pranë plazhit “Centrali”.

Sipas burimeve policore të Sarandës, pas hetimeve të kryera për rastin e armës së gjetur mëngjesin e së mërkurës është zbuluar se arma nuk ishte e vërtetë.

LEXO EDHE: Sarandë, gjendet një armë zjarri në shëtitoren e qytetit

Verifikimet kanë treguar se bëhet fjalë për një armë imituese me sfera plastike, e cila ka ngjashmëri të përsosur me një armë zjarri tip “Glock”.

Policia thekson se ngjarja ka krijuar një alarm të rremë, por se hetimet kanë qenë të nevojshme për të siguruar vendin dhe për të shmangur rreziqet e mundshme ndaj qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco