Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun. Vrasësi i kamarierit lihet...

Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun. Vrasësi i kamarierit lihet...

11:00, 10/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno - Syri.net 

Autoritet e Drejtësisë Greke kanë refuzuar të ekstradojnë në Shqipëri Gerald Shehun, njeriun e akuzuar nga prokuroria e Vlorës për vrasjen e kamarierit të hotel “Grecia”, Eraldo Nevruzi, ngjarje kjo e ndodhur më 6 qershor 2024 në Dhërmi.

Gjykata e ekstradimeve i ka thënë “jo” kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë shqiptare për ekstradimin e Shehut në Shqipëri, me qëllim që të përballet me akuzat e rënda që ka ngritur kundër tij prokuroria e Vlorës.

Argumenti i gjykatës greke ka qenë pretendimi i të arrestuarit Gerald Shehu, se nëse do e ekstradonin në Shqipëri, i rrezikohej jeta dhe procesi kundër tij do paragjykohej për shkak të origjinës së tij si minoritar grek.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se njëherësh, bashkë me vendimin për refuzim ekstradimi, gjykata helene ka urdhëruar edhe lirimin e tij nga qelia, duke lejuar lëvizjen e lirë brenda territorit grek të Gerald Shehut, i akuzuar për vrasje.

Ndaj Shehut është ngritur akuza e “vrasjes me paramendim”, “fshehjes ose asgjësimit të kufomës”, kryer në bashkëpunim, dhe “mbajtjes pa leje të armëve”.

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, autor i vrasjes me armë zjarri të Eraldo Nevruzit është pronari i hotelit “Grecia”, Gerald Shehu, i cili vetëm pak orë pas krimit është larguar menjëherë drejt ishullit të Korfuzit në Greqi.

Siç mësohet, Gerald Shehu është ndaluar në përpjekje për t’u larguar me avion drejt Londrës. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ku është i përfshirë Gerald Shehu, janë arrestuar në vitin 2024 në Vlorë edhe dy persona të tjerë, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët janë proceduar dhe kanë bashkëpunuar me policinë.

Akuza ndaj tyre është “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim, dhe “kryerja e veprimeve që zbulojnë të vërtetën”.

Dy personat e mësipërm ishin punonjës të hotelit “Grecia” në Himarë. Qose dhe Larti akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fuste trupin e viktimës Eraldo Nevruzit në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës.

Gjatë marrjes në pyetje, të dy kanë shprehur pendesë duke thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë.

Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë së hotelit. Ndërsa trupin e pajetë të Nevruzit e kanë fshehur në disa shkurre në zonën e kanionit të Gjipesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco