Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Ata ndodhen në qeli që prej korrikut të vitit të kaluar pas goditjes së grupit kriminal që vepronte në fushën e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.
Vëllezërit Hoxhosmani akuzohen se në bashkëpunim me të tjerë kanë trafikuar kryesisht gjatë vitit 2020 6 ton kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro.
SPAK e zbërtheu grupin kriminal në saj të komunikimeve në Sky Ecc dhe Encrochat. Ishte hetimi që Prokuroria e Posaçme kishte nisur për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja që çoi në zbulimin e grupit që mbushi me kokainë gjithë Europën.
SPAK ka të dokumentuar aktivitetin e tyre kryesisht në vitin 2020 ku tonelata droge kanë kaluar nga Ekuadori për në vendet e BE.
Një ndihmë për zbardhjen e aktivitetit të grupit ka dhënë edhe bashkëpuntori i drejtësisë Erjon Alibej, edhe ky pjese e këtij grupi.
© SYRI.net