Këtë të mërkurë po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në seancë është paraqitur avokati i tij, Plarent Ndreca, ndërsa Veliaj ka firmosur një deklaratë ku shpreh dëshirën që të përfaqësohet nga mbrojtësi i tij ligjor.
Nga ana e akuzës është i pranishëm prokurori Ols Dado, ndërsa mungon prokurori Altin Dumani.
Sipas informacioneve nga salla e gjyqit, fillimisht u bë e ditur se për disa minuta do të lejohej prania e kamerave, përpara se të fillonte seanca. Megjithatë, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesat për transmetim live të vijimit të procesit.
Sipas gazetarit të Syri tv Fatjon Gjinaj, m ungojnë 4 avokatë, asnjë nga të pandehurit nuk është prezent. Prokurori Ols Dado kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn.
Ndërkohë ka kundështuar mbrojtja.
Plarent Ndreca: u mbrojturi prej meje nuk është bërë asnjëherë pengesë për vijimin e gjykimit, madje në deklaratën që lexuat ai thotë se nuk do paraqitet por do të përfaqësohet prej meje
Ndërsa GJLKKO ka marrë vendimin për pezullimin afatet e paraburgimit për Veliajn, i vetmi i arrestuar nga grupi i të pandehurve.
© SYRI.net