VIDEO - FOTO/ Ja kush është Blerta, vajza e talentuar e cila vdiq në spitalin privat

VIDEO - FOTO/ Ja kush është Blerta, vajza e talentuar e cila vdiq në spitalin privat

11:35, 16/05/2017
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Blerta Pepa është vajza 16-vjeçare, e cila humbi jetën pas mesnatës së të hënës gjatë një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat në Tiranë.

Image

Adoleshentja, e cila shquhej për aftësitë e saj në këngë, ka qenë një nga konkurrentet e emisionit “Gjeniu i Vogël”, në edicionin e 6-të.

Nga hetimet e para, rezulton se shkak i ngjarjes është bërë sasia e tepërt e narkozës që i është dhëne vajzës.

Pasi adoleshentja ndërroi jetë, mjeku anestezist me inicialet T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie.

Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekësor.

Daja i vajzës ka fajësuar për humbjen e mbesën spitalin privat, por edhe institucionet shtetërore për neglizhencën e treguar.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco