Daja i vajzës që humbi jetën në spital: Në ministri na thënë shko te privati, nuk iu ndihmojmë dot

Daja i vajzës që humbi jetën në spital: Në ministri na thënë shko te privati, nuk iu ndihmojmë dot

11:15, 16/05/2017
A+ Aa A-

Daja i adoleshentes Blerta Pepa, e cila vdiq gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë, tregon se spitali u dha garanci të plotë, por mbesa humbi jetën nga papërgjegjshmëria që u tregua nga stafi i mjekëve.

Sipas Liro Likajt, daja i Blerta Pepës, vajza duhej të operohej në orën 10:00 dhe operacioni iu shty për në orën 19:30.

Blerta Pepa humbi jetën pas mesantes pas një ndërhyrje kirurgjikale në gju. Pas ngjarjes, mjeku anestezist tentoi vetëvrasjen.

"Une jam daja i Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu i Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16-vjeçare mengjesin e sotem, ne spitakin Continental, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.

Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se i kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktorri I huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne Greqi ku gjithashtu punon.

Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe shqiperine qe nje gjeni e vogen si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.

Si i pari i qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe perfjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk I ndihmojme dot. Duam drejtesi", ka shkruar ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emi16/05/2017 18:53

E tmerrshme familjaret te kerkojne hetim te hollesishem ...kjo na humb besimin dhe tek privati...ngushellime familjes

toni16/05/2017 17:33

shtet qelbesire maskara dhe i poshter. per popullin asnje kacidhe nuk hedhin kurse per politikanet mijera euro jashte shtetit biles edhe kur ju shkon ndonje pordhe me vrap ikin jashte. u shofshin fara e ketyre politikaneve shqiptare te cdo lloji. kriminela dhe maskarenj jane te gjithe. ne evrope edhe me helikopter shkojne i marrin femijet ne shkolle kur pesojne aksidente dhe eshte totalisht pergjegjesia e shtetit per mirerritjen e femijeve deri ne moshen 18 vjec. shtet kurve. qelbesira. ngushellime familjes

Shto koment

Denonco