‘Do të të djeg me acid’/ Përndiqte ish-të dashurën, arrestohet 35-vjeçari

‘Do të të djeg me acid’/ Përndiqte ish-të dashurën, arrestohet 35-vjeçari

16:30, 25/12/2023
A+ Aa A-

Policia italiane njofton se ka arrestuar një 35-vjeçar nga Breno, në Valle Camonica, me akuzën se kishte përndjekur ish-të dashurën e tij 33-vjeçare.

Sipas mediave italiane, ai e kërcënoi të renë se do ta digjte me acid. Përndjekja e 33-vjeçares filloi pas përfundimit të marrëdhënies.

Kërcënimet e përsëritura bënë që viktima t’i drejtohej Policisë së Brenos, e cila arrestoi ish-të dashurin e saj.

35-vjeçari do të duhet të paraqitet para gjykatësit të hënën, për t’u njohur me masën e sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco