Personi që u gjet i djegur brenda makinës në Prizren, ish ushtar i UÇK

Personi që u gjet i djegur brenda makinës në Prizren, ish ushtar i UÇK

16:14, 25/12/2023
A+ Aa A-

Personi 55-vjeçar i cili u gjet i djegur mëngjesin e kësaj të hëne brenda një makine, mësohet të ketë qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shefqet Krasniqi, i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren, është identiteti i personit i cili sipas policisë dyshohet se ka zgjedhur djegien brenda veturës për t’i dhënë fund jetës.

Për ndarjen nga jeta të ish-ushtarit të UÇK-së ka folur edhe kryetari i Nismë, Zafir Berisha i cili me anë të një postimi në Facebook, e ka quajtur këtë, një lajm të tmerrshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco