SYRI TV/ Shpërthim me tritol në një banesë në Lushnjë, banesa në pronësi të Arben Turkut

12:53, 25/12/2023
A+ Aa A-

Një sasi tritoli është hedhur në oborrin e një banesë në Lushnjë, për pasojë janë regjistruar vetëm dëme materiale pasi prej disa kohësh aty nuk jetonte më askush. Si pas informacioneve e njejta banesë ka rënë pre edhe e 2 atentateve të mëparshme me tritol, ngjarje të cilat kanë mbetur misterioze dhe pa autor. Arben Turku rezulton që të jetë pronar i banesës, i cili prej kohësh është emigrant në Angli. Përpara se të regjistroheshin atentatet në banesë ka jetuar Altin Lamce, një tregëtar i cili rezulton pa asnjë precedent penal.

Më herët u regjitrua një shpërthim më daten 1 nëntor 2022, më pas në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2022 dhe prej kësaj nate ata që jetonin këtu u larguan dhe nuk u kthyen më.

Në banesë jetonte Altin Lamce , tregtar në tregun fruta perimeve Lushnje. Banesa është në pronësi të një tjetër shtetasi të identifikuar si Arben Turku që rezulton se është kunati i tij, i cili është në emigrim në Angli. Sipas informacioneve nga blutë e Lushnjes lënda plasëse dyshohet se u hodh nga autori në ecje nga rruga drejt oborrit të shtëpisë. Për pasojë janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese ndërsa në oborr është hapur një gropë e madhe.  Në banesë nuk jeton me askush per shkak të atentateve me tritol të vendosura më herët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco