Me pushkë dhe kallashnikov gati për të qëlluar, kapen në flagancë dy vëllezër

Me pushkë dhe kallashnikov gati për të qëlluar, kapen në flagancë dy vëllezër

12:22, 21/12/2023
A+ Aa A-

Dy vëllezër janë arrestuar në Rrëshen në kuadër të operacionit “Repsi” pasi u kapën me armë zjarri pushkë e kallashnikovë në makinë.

Dyshohet se ata kishijn planifikuar të kryenin krim, pasi në momentin e arrestimit, kallashnikovi ishte bërë gati për qitje.

“Në Rrëshen, në kuadër të operacionit “Repsi”, bazuar në informacionet e siguruara se 2 shtetas qarkullonin me armë dhe dyshohet se do të kryenin një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë, në hyrje të Rrugës së Kombit, shtetasit B. Gj. dhe P. Gj. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje dhe 1 armë zjarri pushkë”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco