Qëlloi me kallashnikov pranë banesës së të afërmve të tij, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Qëlloi me kallashnikov pranë banesës së të afërmve të tij, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

13:37, 19/12/2023
A+ Aa A-

Vijon operacioni ''Sundimi i ligjit'' në Tiranë. Vihet në pranga një 27-vjeçar që qëlloi në ajër, me armë zjarri, në afërsi të banesës së të afërmve të tij. 

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, dy krehra dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i disponojnë ato.

Në kuadër të operacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit" është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 27-vjeçar që qëlloi në ajër, me armë zjarri, në afërsi të banesës së të afërmve të tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, dy krehra dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në fshatin Zaranikë, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri që e mbante pa leje në banesë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit" dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:
- Dh. Th., 27 vjeç, banues në Shkozë.

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në afërsi të banesës së të afërmve të tij.

Gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco