Ka pengje/ I dënuari qëllon me armë në burgun e Peqinit, nuk ka viktima

Ka pengje/ I dënuari qëllon me armë në burgun e Peqinit, nuk ka viktima

14:41, 15/12/2023
A+ Aa A-

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm raportohet që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një gardiani në burgun e Peqinit, ku po vuan dënimin.

Nga informacionet paraprake behet me dije se, nuk ka asnje gardian te vrare apo plagosur!

Më pas Mjacaj ka marrë peng punonjësit e kuzhinës se burgut. 

Ministri i Drejtësisë, kishte firmosur për të vendosur në regjimin e posaçëm, i njohur si 41 bis, të dënuarin Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”.

Sokol Mjaçaj është dënuar nga gjykata si autor i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2015, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco