Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Flamuri i PD rikthehet në shtëpi

Publikohen pamjet e operacionit ku u sekuestruan qindra doza me drogë, 4 personat e arrestuar i shisnin nëpër lokale

10:27, 15/12/2023
A+ Aa A-

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “drug bar”. Sipas bluve të kryeqytetit 4 personat e arrestuar bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shisnin lëndë narkotike në ambientet e një lokali në Kashar.    

Të arrestuarit janë A. H., 36 vjeç, Ç. H., 52 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe R. H., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit A. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Njoftimi i policisë

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe rastet e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Drug bar”.

Vihen në pranga 4 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në ambientet e një lokali në Kashar.

Sekuestrohen qindra doza kokaine, dhjetëra doza kanabisi, 1 armë zjarri pistoletë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Drug bar”, në kuadër të cilit kanë arrestuar shtetasit:

– A. H., 36 vjeç, Ç. H., 52 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe R. H., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit A. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në lokalin e 36-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco