Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Flamuri i PD rikthehet në shtëpi

Si e vuri veten nën akuzë SPAK duke dashur të justifikojë pengmarrjen e gazetarit

Si e vuri veten nën akuzë SPAK duke dashur të justifikojë pengmarrjen e gazetarit

18:22, 14/12/2023
A+ Aa A-

Në një kohë kur komuniteti i gazetarëve dhe opinionit publik priste një ndjesë për “pengmarrjen” disa orëshe, shantazhimin dhe presionin ndaj gazetarit Elton Qyno për të treguar burimet e tij të informacionit, Struktura e Posaçme Anit-Korrupsion (SPAK) publikoi pasditen e së Enjtes një njoftim-sqarues, në të cilin dallohet qartë se nuk ka asnjë lloj reflektimi për cënimin e rëndë të lirisë së medias.

SPAK deklaroi se ka nisur hetim nën dyshimet se ka kryer veprat penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”, lidhur me akte që lidhen me procedime penale, ku përfshihen personazhe të ndryshme të botës së krimit që kanë komunikuar me aplikacionet “Sky ECC” dhe “Enchrochat”.

Nën këtë argument, Prokuroria e Posaçme e legjitimoi veten, mbështetur edhe një vendim shumë kontravers të Gjykatës së Posaçme, për të ushtruar kontroll personal, kontroll banese  dhe vendi pune mbi gazetarin Qyno.

Qëllimi i shprehur zyrtarisht nga SPAK-u për këtë reagim “reakiv” ndaj gazetarit Qyno është mbrojtja e hetimit.

Por, a është realisht kështu? Ekspertë sigurie po ngrenë gjithnjë e më shumë pikëpyetjen në këto orë se veprimi i rrufeshëm i Prokurorisë së Posaçme ndaj gazetarit është një tentativë për të mbajtur të fshehura të dhëna, që ata nuk do të donin të bëheshin publike dhe të mbeteshin në hijet e zymta të bodrumeve, për të mos e parë sallën e gjykatës.

Ky dyshim është i rëndë për një institucion të drejtësisë së re.

Por, mënyra se si veproi SPAK-u dhe, aq më tepër, mënyra se si e mbrojti me fanatizëm ekstrem vendimin e tij për “shantazhimin” e gazetarit për të treguar burimin, në kundërshtim flagrant me çdo normë ndërkombëtare që rregullon raportet e medias me institucionet publike, nuk bën gjë tjetër veçse i fryn më shumë zjarrit të dyshimit se vetë Prokuroria e Posaçme është nën akuzë.

Për këtë forcuar dyshimin se qëllimi i SPAK-ut në “pengmarrjen” e gazetarit nuk ka qenë aspak pozitiv, është me rëndësi të vlerësohen disa aspekte proceduriale, mbi të cilat Prokuroria Speciale justifikoi veprimet e saj.

Së pari-SPAK-u thotë se e ka thirrur Qynon si deklarues. “Nisur nga fakti se publikuesi i artikujve të mësipërm ishte Elton Qyno / gazetar, më datë 13.12.2023 ai u ftua për tu paraqitur në SPAK, për t’i marrë një deklarim në cilësinë e personit në dijeni të fakteve që përbëjnë objekt hetimi, ftesë që gazetari  iu përgjigj pozitivisht dhe u paraqit”.

Më tej, SPAK-u thotë që i mori autorizimin e Gjykatës së Posaçme për të kryer kontroll personal dhe banese ndaj gazetarit.

Kontrolli kryhet mbi personat e dyshuar për kryerjen e një vepre penale. Ndërkohë, Qyno, siç e thotë vetë SPAK-u, ka qenë në cilësinë e deklaruesit dhe jo personit nën hetim.

Së dyti– SPAK-u e justifikon ndërhyrjen brutale në jetën e gazetarit, duke u mbështetur në nenin 295/a të Kodit Penal, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Në një lexim literal (fjalë për fjalë) të këtij neni, kushdo që ka njohuri mesatare mbi ligjet, e kupton se ai nen ka subjekt të posaçëm, pra lidhet vetëm me funksionarët e drejtësisë. Janë pikërisht këta të fundit që kanë përgjegjësi për ruajtjen e sekretit hetimor dhe mbajnë përgjegjësi nëse informacioni nuk ruhet siç duhet.

Së treti– SPAK-u thotë, ndër të tjera, se “…rezultonte se bisedat e bëra publike në media, nuk janë dokumentuar ende në akte procedurale nga ana e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.75/2022”.

Logjikisht, në SPAK-u nuk i ka këto të dhëna, pra nuk i ka të dokumentuara, ato do të thotë që nuk janë “sekret hetimor”. Për më tepër, në rast se gazetari ka siguruar informacione që nuk i kanë institucionet ligjzbatuese, ai duhej ftuar me mirësjellje dhe delikatesë nga Prokuroria e Posaçme për t’i kërkuar ndihmë për hetimin.

Por, në rastin e Qynos ndodhi saktësisht e kundërta. SPAK-u e vuri nën shantazh edhe për ato dokumenta që vetë prokurorët nuk i kanë.

Së katërti– Nuk ka asnjë të dhënë që Elton Qyno të ketë thyer zyrën e ndonjë prokurori apo oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të siguruar informacionin që ka bërë publik në televizionin ku punon. Edhe SPAK-u nuk e akuzon gazetarin për “vjedhje” apo për “ndërhyrje të paligjshme në rrjete kompjuterike” e vepra të ngjashme penale.

Atëherë, është e qartë që problemi i SPAK-ut nuk është gazetari, por individët që kanë akses në informacion konfidencial dhe e kanë nxjerrë atë nga zyrat apo kompjuterat e tyre.

Së pesti– SPAK-u thotë që ka përdorur teknika të specializuara hetimi për të zbuluar telefonat e gazetarit: “Ndërkaq, para mesnatës, me anë të pajisjeve speciale gjurmuese operacionale u bë e mundur që në një Bar Kafe me vendndodhje në distancë të afërt me Godinën e SPAK, të gjenden dy telefona celularë, që pasi iu vunë në dispozicion, të njihen prej tij si sende të tij”.

Procedurialisht, teknikat speciale gjurmuese përdoren në rastet e hetimit të krimeve të rënda. Në çdo rast, “nxjerrja e sekretit hetimor” është kundërvajtje penale dhe nuk i legjitimon ndërhyrje speciale.

Por, duket se SPAK-u ka pasur një hall të madh që ka përdorur këto metoda ndaj mjeteve të gazetarit.

Së gjashti– Ligji procedurial penal i jep afat 24 orë gjykatës për të shqyrtuar kërkesën e prokurorit për kontroll personal dhe banese.

Në rastin e Qynos, gjyqtarja e posaçme, Atalanta Zeqiraj, e ka dhënë autorizimin brenda pak minutave, ndërkohë që gazetari vijonte të qëndronte në zyrat e SPAK-ut si deklarues i thjeshtë.

Qëndrimi përulës i gjyqtares ndaj kërkesës jo-shumë normale të SPAK-ut, dëshmon se nuk e meriton mbiemrin “e posaçme”. Për ata që e njohin në punë gjyqtaren Zeqiraj, e dinë se hyn në radhët e atyre personave “të urtë”, e cila vihet lehtësisht në “cep” dhe mund të përdoret lehtësisht.

Së shtati- SPAK-u thotë në njoftimin e tij se “e ka paralajmëruar” Elton Qynon më herët: “Sjellim në vëmendje se Prokuroria e Posaçme, me urdhrin e datës 14.06.2022, ka urdhëruar ndalimin e publikimit të akteve procedurale për këtë procedim penal dhe ky akt i është komunikuar shtetasit Elton Qyno”.

Nga ky “urdhërim” e deri më sot, ka kaluar mbi një vit e gjysëm. Krahas Qynos, pjesë nga dosja “Nuredin Dumani” e të tjerë, kanë publikuar një numër i konsiderueshëm gazetarësh, të cilët kanë burime të ndryshme në prokurori, gjykatë, polici, e të tjerë.

Pra, ai që mund të konsiderohet “sekret hetimor”, tashmë është bërë copë-copë dhe, për këtë situatë, kanë jo pak përgjegjësi edhe prokurorët në SPAK, të cilët, herë pas here i shpërndajnë vetë informacionet e tyre “tepër sekrete”, për qëllime të caktuara.

Ndaj, çdo pikëpyetje mbi veprimet aspak normale të SPAK-ut mbi një gazetar, dëshmojnë se informacionet që ai ka publikuar në përmbushje të detyrës së tij, kanë cënuar “disa raporte” apo kanë prishur disa “status quo”, të cilat nuk duhen prekur e nuk duhen bërë publike.

Goditja ndaj gazetarit Elton Qyno ka pasoja persona mbi të dhe familjen e tij, por qëllimi ka qenë shumë më i gjerë-të mbyllet goja medias, kur, me raportimin e saj, tejkalon informacionet “me regji” dhe prej ato detaje, të cilat SPAK-u do t’i ndrydhë në sirtarët e tij dhe t’i mbajë vetëm për vete dhe për askënd tjetër./boldnews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco