Atentati në Lezhë, humb jetën në spital Entjan Nikulaj

Atentati në Lezhë, humb jetën në spital Entjan Nikulaj

22:40, 02/12/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lezhë ku si pasojë e një atentati ka mbetur i vrarë një person.

Mësohet se viktima është shtetasi Entjan Nikulaj, që është dhe djali i xhaxhit të Ardian Nikulaj i cili edhe ai  mbeti i vrarë disa muaj më parë në Shëngjin.

Sipas gazetares së SYRI TV Bleona Sari mësohet se autorët kanë qëlluar nga një makinë tip BMË  ngjyrë gri me targa ‘AB138HT’ të cilat janë vjedhur në kombinat me 29.11.2023 .

Njoftimi:

Lezhë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:

Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco