VIDEO/ Aksident me pasojë vdekjen në aksin Laç-Patok

20:28, 27/11/2023
A+ Aa A-

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën Laç-Patok mbrëmjen e sotme.

Sipas gazetarit të SYRI TV nga aksidenti një person ende i paidentifikuar, ka humbur jetën.

 Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë teksa viktima është goditur nga një automjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima është dërguar me autoambulancë në morgun e Tiranës.

Policia ndodhet në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.

Njoftimi:

Kurbin/ Informacion paraprak 

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të "Mbikalimi i Patokut", shtetasi F. M. duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi D. P. 

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco