EMRAT/ VIDEO/ Plagosja në Lezhë ndodhi për parkimin, policia jep detaje

11:44, 25/11/2023
A+ Aa A-

Tonin Ndreca, shofer i furgonit të Laçit, ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri paraditen e sotme në Lezhë. Sipas policisë shkak për konfliktin mes 35-vjeçarit dhe shtetasit Martin Kola është bërë vendi i parkimit.

Tonin Ndreca është qëlluar me 3 plumba në këmbë, ndërsa autori me të cilin dyshohet se është konfliktuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.

NJOFTIMI ZYRTAR

Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco