EMRAT/ Të shtëna me armë në Peqin, i pranishëm në konflikt edhe kryetari i bashkisë

EMRAT/ Të shtëna me armë në Peqin, i pranishëm në konflikt edhe kryetari i bashkisë

14:58, 24/11/2023
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Peqinit.

Burime për mediat bëjnë me dije se shtetasit Leonard Elezi dhe Adriatik Ceka janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në momentin e të shtënave i pranishëm ka qenë dhe kreu i bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi.

Sipas të dhënave paraprake kryebashkiaku ka debatuar me Adriatik Cekën, 40-vjeçarin që ka qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër.

Mësohet se policia ka reaguar me shpejtësi dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Në reagimin për ngjarjen, uniformat blu sqarojnë se është vënë në kërkim të dy personave, konflikti mes të cilëve ka agravuar deri në përdorimin e armës.

Sa i përket Adriatik Cekës, ai rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penal.

“Rreth orës 13:30, në lagjen "Xhami", dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco