Zbardhen akuzat ndaj të arrestuarve me urdhër të SPAK, nga grup i strukturuar kriminal, trafik droge deri në sigurim i kushteve për vrasje

Zbardhen akuzat ndaj të arrestuarve me urdhër të SPAK, nga grup i strukturuar kriminal, trafik droge deri në sigurim i kushteve për vrasje

20:58, 20/11/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me aksionin e mbrëmjes së sotme të SPAK, ku u lëshuan 11 urdhërarreste.

Mësohet se ndaj tyre rëndojnë akuzat si ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘trafik droge’ dhe ‘sigurim i kushteve për vrasje’.

Ndaj 11 personave që është lëshuar urdhër- arrest akuzat janë për për trafik droge, grup i strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për të siguruar vrasje.

Ndaj Erzen Breçanit akuza është për pastrim parash. Ndërkohë që është firmosur urdhërarresti edhe për Ervin Matën.

Kujtojmë se Ervin Mata është përfshirë në një ngjarje të rëndë në zonën e ish-Bllokut, ngjarje e ndodhur në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco