Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

KAFE SHQETO/ Ushtarët e KFOR blejnë kokainë, gazetari i Piranjave tregon si e zbuloi megaskandalin

09:51, 20/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari i 'Piranjave' emision i cili transmetohet çdo të premte në SYRI.TV, Eraldo Harlicaj  ishte ftuar për të folur për megaskandalin e fundit të zbuluar nga ky emision në lidhje me ushtarët e KFOR të cilët janë të dislokuar në Kosovë.

Në KAFE SHQETO, Harlicaj tregoi se si zbuloi se si ushtarët e KFOR jepnin lekë, xhaketa ushtarake, naftë, në këmbin të drogës me banorët e vendit ku ato po qëndrojnë.

Harlicaj: Kisha një investigim tjetër në Kosovë, në Prishtinë dhe gjatë kohës që isha atje po dëgjoja në fshatin Vrell në fakt afër bazës ushtarakëe të KFOR afër aeroportit Adem Jashari po dëgjoja që ushtarët atje blenin drogë dhe ishin të varur nga lëndët narkotike. Ishte diçka që dihej në fakt nga shumica e banorve atje në momentin që u futa në kontakt me ato, ma shpalosën këtë problem dhe më thanë që ata duan vetëm drogë.

Gjithë banorët ishin në dijeni. Kontrollova më pas në internet për të parë nëse kishte lajme kundër KFOR dhe realisht nuk kishte asnjë lajm të tillë. Pjesa më e vështirë ishte gjetja e bashkëpunëtorëve dhe të them të drejtën ka qenë një investigim shumë i vështirë se ishte diku tek dy apo tre muaj që ishim zhvendosur në Kosovë edhe kemi qenë shumë pak në Shqipëri për ta realizur deri në fund.

Fatmirësisht gjetëm dhe dy djem të cilët u treguan të gatshëm të bashkëpunojnë me ne. Dy nga shpërndarësit të cilët më pas arritëm t'i bindnim të bashkëpunojnë të cilët kishin vite që bashkëpunonin me ushtarët e KFOR, nuk ishte diçka e re për to dhe e quam deri në një fare pike punën.

Të them të drejtën nuk e kemi çuar deri në fund punën sepse skandali aty është dhe më i madh të paktën sipas fjalëve të atyre djemve dhe atyre që zbuluam atje.

Ne donim ta çonim edhe në një tjetër nivel investgimin por mbeti deri aty dhe jemi të kënaqur me rezultatet edhe shpresoj që të zgjidhen këto situata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco