VIDEO SYRI TV/ U dogj nga vëllai me cigare, e mitura në spital. Shërbimi social mund të marrë vajzën

17:29, 17/11/2023
A+ Aa A-

E mitura dy vjeçare që përfundoi në spital pas plagëve të marra në trup, rezulton se është djegur me cigare nga vëllai i saj 9 vjeçar. Plagët janë shtuar dhe janë përhapur në trup nga mungesa e kujdesit. SYRI TV ishte në familjen e të miturës, ku dallohej qartë që familja jeton në kushte të vështira ekonomike. Ndërkohë grupi hetimor ka përgatitur dokumentacionin për përcjelljen e rastit te shërbimi social për heqjen e të drejtës së prindërimit, për shkak të kushteve të vështira.

Nga SYRI TV

Këto janë kushtet e banesës në të cilat jeton familja Ruçi, vajza e mitur e cilës u dërgua në spital pasi kishte disa djegie në trup.

Teksa vajza ndodhet ende në spital, mjekët thonë se gjendja e saj është e stabilizuar. E mitura u dërgua në QSUT më 15 nëntor nga e halla e saj, teksa rezulton që shenjat e djegieve me cigare t'i jenë bërë të paktën 1 javë para se të dërgohej për mjekim dhe vetëm 2 prej tyre kanë qenë nga cigarja.

Plagët e tjera që janë përhapur në trupin e të miturës janë shkaktuar nga neglizhenca e mos mjekimit në kohë.

Gjendjen e plagëve i ka përkeqësuar dhe mungesa e kushteve higjeno- sanitare në banesë,

Ndërkohë nëna e të miturës tregon se në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë ndaj vajzës, shkak I plagëve në trupin e saj ka qenë djegia pa qëllim nga vëllai 9-vjeçar.

Ndërkohë burime thonë se nga hetimet që policia ka kryer deri tani rezulton se vëllai i të miturës është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe ka pranuar se ai është shkaktari disa prej shenjave në trupin e të miturës, pa shpjegim të qartë se pse.

Në pyetje janë marrë edhe halla dhe prindërit e vajzës. Fillimisht policia ka pasur dyshime për autorin e djegieve, por pas veprimeve hetimore ka rezultuar se vajza e vogël nuk është dhunuar nga persona të tjerë. Mbi këto dyshime, janë kryer 2 ekspertiza mjeko-ligjore ku e para për të përcaktuar nga çfarë janë shkaktuar shenjat. Pas ekspertimit ka rezultuar që vajza nuk është dhunuar seksualisht.

Siç duket edhe nga pamjet kushtet ku jeton e mitura dhe familja e saj janë të mjerueshme, për këtë arsye grupi hetimor që është ngritur për zbardhjen e çështjes ka përgatitur dokumentacionin për përcjelljen e rastit te shërbimi social për heqjen e të drejtës së prindërimit, ndërkohë që familjarët nga ana tjetër jashtë kamerave thonë se është e pamundur për shkak se e mitura ka dhe 4 motra dhe vëllezër të tjerë të cilët jetojnë në të njëjtat kushte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco