Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në rrugën e Rinasit

Sherr në Librazhd, 50-vjeçari godet me sende të forta të riun, procedohet penalisht

Sherr në Librazhd, 50-vjeçari godet me sende të forta të riun, procedohet penalisht

12:37, 13/11/2023
A+ Aa A-

Një sherr i nisur për motive të dobëta ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta. Bëhet me dije se pas konfliktit 50-vjeçari banues në Librazhd, ka goditur me sende të forta një 28-vjeçar. Sakaq theksohet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 50-vjeçarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për , 50 vjeçarin, banues në Librazhd, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, 28 vjeçaarin, banues në Librazhd”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco