Akuzohen për korrupsion aktiv, Prokuroria jep pretencën për ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

Akuzohen për korrupsion aktiv, Prokuroria jep pretencën për ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

12:30, 13/11/2023
A+ Aa A-

Për ish- numrin dy të ministrisë së shëndetësisë Joana Duro, prokuroria e posaçme ka kërkuar 4 vjet heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Në pretencën për Joana Duron kërkohet edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.

Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi. Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar  1 vit e 6 muaj burgim.

Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv. Sipas SPAK ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e sipervizimit të disa qendrave shëndësore në Tiranë e Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco