Alma Kaçi paraqitet në SPAK

Alma Kaçi paraqitet në SPAK

11:28, 10/11/2023
A+ Aa A-

Alma Kaçi është paraqitur mëngjesin e së premtes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kaçit pritet t’i komunikohet përfundimi i hetimeve nga SPAK lidhur me videoskandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.

Prokuroria e Posaçme njoftoi një ditë më parë mbylljen e hetimeve për Safet Gjicin e Alma Kaçin.

SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor, ndërsa Kaçi akuzohet për korrupsion aktiv.

Safet Gjici ra në pranga në qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të bashkisë së qytetit verilindor. Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco