Arrestimi i Dritan Rexhepit/ Si e porositi rrëmbimin e Jan Prengës

Arrestimi i Dritan Rexhepit/ Si e porositi rrëmbimin e Jan Prengës

10:38, 10/11/2023
A+ Aa A-

Pas arrestimit të ‘Mbretit të Kokainës', Dritan Rexhepi në Stamboll të Turqisë, është sjellë në vëmendje çështja e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës për të cilën akuzohet Rexhepi. 

Nga hetimet e SPAK rezulton se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jan Prenga, me banim në Kamëz, Shqipëri.

Si ndodhi rrëmbimi i Jan Prengës?

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye më 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba-këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën të fusnin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë dhe më pas e transportuan në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës. SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje.

Sipas hetimeve, Astrit Prenga, vëllai i Jan Prengës ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që i përkiste Rexhepit e Funiqit, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.

Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco