Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari në Ballsh, shiste kokainë dhe fara kanabisi

Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari në Ballsh, shiste kokainë dhe fara kanabisi

11:16, 08/11/2023
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Ballsh në kuadër të operacionit Tempulli.

Ai u kap me doza kokaine dhe fara kanabisi të cilat i shiste në qytet.

Një sasi e lëndës narkotike dhe 537 fara u sekuestruan.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. S., 26 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 70 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, dhe 537 fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Ballshit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco