VIDEO/ Kamarierët nuk marrin rrogat e dy muajve punë, pronari u sekuestron telefonat

21:16, 27/10/2023
A+ Aa A-

Çdo vit gjatë stinës së verës, me qindra të rinj nga i gjithë vendi, zbarkojnë në bregdetin e jugut. Shërbimet në hotele, recepsion, plazhe private dhe padyshim staf për lokalet e shumta të bregut.

Të gjithë me një qellim të vetëm, që në tre muaj të nxjerrin sa më shumë të ardhura. Por jo gjithmonë gjërat shkojnë siç duhet, dhe kjo varet edhe nga raporti me punëdhënësit, që shpesh herë është i vështirë. Aq sa mund t’i mohojë edhe pagën.

Aleksandro dhe Besimi dy te rinj, ish-kamariere te një lokali në Llaman, janë viktima të një padrejtësie nga pronari i lokalit ku punonin, i cili për një arsye banale, iu ka mbajtur rrogat e dy muajve te fundit të punës së tyre. Ata thonë se për një gabim në faturë ku duhej të shënoheshin 5 akullore me nga 400 lekë të reja, gabimisht janë shënuar 2. Aleksandro pranon gabimin e bërë dhe madje është shprehur se mund ta paguaj edhe 10 fish vetëm lekët e punës së mundimshme të mos i mbahen. Te dy të rinjtë shprehen se janë përpjekur disa herë ta bindin pronarin por nuk kanë patur rezultat. Madje pronari i tyre është shprehur se mund ta denonconin edhe ne polici.

Pas refuzimeve të vazhdueshme nga pronari, dy kamarierët i drejtohen inspektoratit të punës, me shpresë se do të zgjidhej çështja e pagave, por aty përballen me surpriza aspak të këndshme.

Besimi më parë kishte firmosur një kontratë me shumën 1 milion lekë të vjetra, ndërsa Aleksando gjithë këto muaj kishte punuar pa kontratë edhe pse pronarit dhe menaxherit të lokalit i kishte vënë në dispozicion mjetin e identifikimit dhe raportin mjekësor të aftësisë për punë.

 Pra, punëdhënesi ka operuar me dy kontrata paralele. Njerën me 1 milion lekë të vjetra që ia ka vënë përpara kamarierit për ta firmosur, dhe tjetrën me 600 mijë lekë e ka depozituar ne Inspektoriatin e Punës, pasi më përpara është kujdesur të fallsifikojë firmën e punëtorit te tij.

Por ajo qe ka kaluar, tashmë nuk iu intereson më këtyre të rinjve. Ata duan vetëm që të paguhen për punën e mundimshme me orë të zgjatura gjatë kësaj vere. Prandaj meqë kanë kaluar kohë nga ndarja aspak miqësore me të, rikthehen me shpresën se do ta bëjnë të arsyetojë. Për këtë fillimisht provojnë që ta telefonojnë, por pa rezultat. Djemve nuk iu mbetet gjë tjetër vetëm të shkojnë tek lokali, me shpresën se pronarin do ta gjejnë atje. Me të mbërritur pronari i pret me një fjalor arrogant duke i ofenduar dhe mesa duket trajtimi i stafit në këtë lokal është në një nivel me ‘5 yje’. Gjate gjithë kohës, pronari i lokalit mohon çdo gjë. Këtë e bën për shkak të dyshimeve se djemtë mund të jenë duke e regjistruar. Madje në një moment, bën një veprim që na zë të gjithëve të papërgatitur. U merr telefonat dhe ua kontrollon.

Një sekuestrim të tillë të telefonave, as ne filmat me mafia nuk e kishim parë. Por për të qenë të sinqertë, kjo na ndihmoi, sepse tashme pronari është i bindur se mund të flasë lirisht me dy të rinjtë. Dhe pas debateve pa asnjë rezultat, ai iu tregon derën duke u thënë se mund të shkojnë deri në SPAK. Nga ky takim nuk u arrit te zgjidhej asgjë.

Pronari i përcolli dy të rinjtë, madje me arrogance dhe gjuhë vulgare. Prandaj kjo i bën gazetarë e Piranjave që të jenë të kujdesshëm në përballje me te. Pavarësisht se pronari është pranë dy ish-punonjësve të tij, ai nuk heziton aspak të genjejë. Por siç thamë dy djemve nuk iu intereson më asgjë në këtë debat, por vetëm të paguhen për ditët e mundimshme të punës.

Besimi i tregon që në kontratën që zotëria i ka vënë në dispozicion Inspektoratit të Punës, firma nuk është e tij dhe është mjaft e qartë që nuk ka nevojë për një sy prej eksperti kaligrafie për të kuptuar diferencën mes dy firmave, asaj origjinale në kartën e identitetit dhe asaj të falsifikuar në kontraten e pretenduar. Për herë të tretë në pak minuta, një tjetër gënjeshtër.

Sepse menaxheri, të cilin ky zotëri pretendon se nuk e njeh, për fatin e tij të keq, ka shkëmbyer mesazhe me të dy djemtë që ka përballë pasi gazetarja e Piranjave e pyet për të fundit herë nëse do i marrin çunat leket apo jo, ai vazhdon të mohojë çdo gjë dhe pasi ka gënjyer për herë t katërt e të pestë, pronari largohet duke i ftuar djemtë për sqarim. ‘Piranjat bashkë me djemtë nuk ia prishin, por i shkojnë në ambientet e lokalit ku më në fund djemtë u ulen bashke me ish-pronarin që u bind të paguajë rrogat e mohuara deri në atë moment.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco