Avokati: Gazetarja Klodiana Lala, e paditur edhe më parë nga Abi Malltezi, vazhdon serialin e shpifjeve të saj!

Avokati: Gazetarja Klodiana Lala, e paditur edhe më parë nga Abi Malltezi, vazhdon serialin e shpifjeve të saj!

14:36, 26/10/2023
A+ Aa A-

Në një kohë kur në media po vërshon një lumë informacioni lidhur me procesin politik që ka nisur nga SPAK ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës dhe bashkëshortit të vajzës së tij, Jamarbër Malltezit, lidhur me privatizimin e terreneve sportive të Klubit Partizani, kanë vërshuar po ashtu edhe komentet në media, keqinterpretimet nga analistë e gazetarë dhe deri edhe lajmet e gënjeshtërta mbi rastin.

Duket se një nga këto raste flagrante përbën edhe trajtimi që i është bërë kësaj çështjeje së fundmi nga emisioni "Në shënjestër" publikuar në televizionin News 24 në datë 25 tetor 2023. Ndaj, avokati Klodian Skënderaj që përfaqëson Jamarbër Malltezin, ka kërkuar nga mediat, publikimin e plotë të këtij njoftimi.

Të nderuar përfaqësues të shtypit!

Ju lutem gjeni bashkangjitur sqarimet e klientit tim në lidhje me emisionin "Në shënjestër" të publikuar më datë 25 tetor 2023 në TV News24.

Z.  Malltezi i kërkon News 24, botimin e plotë të këtij përgënjeshtrimi si dhe fshirjen e shtrembërimeve të lajmit të botuar prej tyre.

Njëkohësisht, ai u kërkon mirësisht të gjithë mediave të reflektojnë këtë parashtresë në hapësirat e tyre.  Me respekt, Klodjan Skënderaj.

 

Në përgjigje të emisionit "Në shënjestër" të Klodiana Lalës - Hetimet ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, zbardhet dosja e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” 

Gazetarja Klodiana Lala e paditur për shpifje dhe më parë nga Abi Malltezi, vazhdon serialin e shpifjeve të saj.

Konkretisht:

1. Në emisionin "Në Shënjestër" të përgatitur prej saj, Lala shpif në mënyrë të paturpshme si më poshtë:

‘Klubi i Futbollit Partizani’, i ndodhur në rrugën ‘Frosina Plaku’ me sip 28 000 m2, emërtohej prona me nr. 11 dhe ent përgjegjës ishte Komanda e Mbështetjes Logjistike. Një muaj pas marrjes së detyrës si ministër i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i drejtohet me një shkresë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, Genc Ruli, ku i bën me dije se “sipas studimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes, bazuar në strategjinë e zhvillimit të Forcave të Armatosura dhe në kuadër të ristrukturimit të tyre, është konkluduar që këto terrenet sportive të ish kompleksit sportive “Partizani” të mos përfshihen në planet e përhapjes së FA. “Për këtë arsye kërkojmë mendimin e METE për veprime të mëtejshme në lidhje me administrimin e kësaj prone. Por ndërkohë që kishte nisur ky shkëmbim informacionesh midis dy dikastereve që kishin në dorë fatin e Kompleksit ‘Partizani’, njëkohësisht me këto lëvizje brenda dy ministrive, hyn në lojë Jamarbër Malltezi, dhëndrri I kryeministrit të kohës Sali Berisha”, thuhej në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes. “.

Asnje nderhyrje nuk ka pasur nga Jamarber Malltezi ne procesin e privatizimit dhe megjithe akuzat, as dacibao e GJKKO nuk citon asnje prove qe te tregoje se Abi Malltezi ka ndervepruar me ministrite apo institucionet e tjera per t’I shtyre ne kete proces. Paragrafet e mesiperm jane shkeputur nga dacibao e GJKKO, dhe manipuluar me tej nga komsomolosja e tyre Lala, e cila ka zgjeruar citimin e futur ne thonjeza, per te dhene idene se komunikimi midis ministrive pershinte emrin e Jamarber Malltezit. Mashtrimi eshte evident nese I referoheni faqes 10 te vendimit te GJKKO ku jane cituar te njejtet paragrafe, dhe ku emri I Malltezit sigurisht qe mungon.

Gjej rastin te sqaroj se, ndersa kerkesat per privatizim te bera gjate viteve 2000-2005 nga familja Saliaga dhe pronare te tjere kishin rene ne vend te shurdhet, procesi i privatizimit kerkohej edhe nga subjekti qe posedonte klubin pa pasur asnje tager ligjor mbi ambjentet e tij, siç vihet ne dukje qarte edhe nga dosja e GJKKO.

Konkretisht, fillimi I procesit te privatizimit nga ka nisur nga qeveria Nano (ministrat Angjeli, Klosi e Majko) ne 2005. SPAK I disponon keto dokumenta pasi I jane bere prezente ne kallzimin e bere nga Abi Malltezi kunder Balles, por nuk I citon ato. Fatmir Mediu, I dekretuar minister ne 7.9.2005,ka vijuar me procesin e nisur nga qeveria e meparshme. Presidenti i shoqerise aksionere qe kish marre emrin KP (e cila nuk kishte asnje lidhje me shtetin), i drejtohet Ministrisë së Mbrojtjes duke I kerkuar privatizimin e klubit vetem pak dite me vone, ne date 26.9.2005 (shih fq 41 te vendimit GJKKO). Ministri Mediu komunikon me METE ne lidhje me menyren e disponimit te ambjenteve te KP ne date 12.10.2005 dhe me pas I propozon po te njejtes ministri miratimin e privatizimit të KP, ne date14.11.2005 (fq.10 e vendimit te GJKKO).

Siç del nga vete dosja e GJKKO, pronaret e truallit I jane drejtuar MM, z. Mediu, 2-3 muaj me vone nga nisja e procedurave te privatizimit dhe nisur nga nga informacioni qe kishin marre nga nje shkrim I Gazetes Shqiptare (f. 10-11 e vendimit te GJKKO). Me shkresen e dates 6.1.2006 ata e informojne ministrin Mediu se kane te drejte parablerje ne rast privatizimi, shkrese te ciles ministri I pergjegjet ne date 16.1.2006 (fq 10, 11 e vendimit).

Nese shtysa per privatizimin e klubit do te kish qene nga Jamarber Malltezi, pronaret e tokes do te duhej ti kishin paraprire letres se ministrit Mediu, ose me se paku asaj te subjektit tjeter. Por ka ndodhur e anasjellta, gje qe provon se pronaret nuk kane pasur informacion paraprak per nisjen e privatizimit, por kane reaguar kur kane marre vesh nisjen e procedurave.

2. Me tej Lala shkruan “Ende pa u shprehur, Ministria e Mbrojtjes, se çfarë do të ndodhte këtë pronë, Jamarbër Malltezi zgjidhet përfaqësues i disa prej pronarëve të truallit. Përmes kontratave noteriale, ata i dhanë 3-5 % të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara.”

Perseri nje genjeshter. Sic vertetohet nga fq 11 e dacibaos, kjo prokure u lidh pasi pronaret moren pergjigje nga MM, ku informoheshin se klubi do te privatizohej.

3. Citojme nga shkrimi I Lales: “Në qershor të 2008, Këshilli i Ministrave propozoi në parlament ndryshime në ligjin Për Sportin. Në këtë ligj, parashikohej, që “terrenet sportive, mund të privatizoheshin nga pronarët e truallit”.

Per saktesi citoj nenin 31 para dhe pas ndryshimit

Neni31§2 para ndryshimit. “Objektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë

destinacioni, në përputhje me ligjin nr.7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”.

Neni 31§2 pas ndryshimit: Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt, jepen me koncesion, në përputhje me ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni.”.

 Ne paragrafin e dyte, ndryshimi u ka mundesuar pronareve te truallit te mos perjashtohen nga e drejta e privatizimit dhe te ushtrojne te drejten e parablerjes sipas te gjitha ligjeve te miratuara nga qeverite socialiste e demokrate ne lidhje me kthimin e kompensmin e pronave. Ne thelb kjo nuk ishte nje e drejte e re e krijuar ne legjislacionin shqiptar, por njehsim I qendrimit te ligjit te pronave me ate te sporteve.

4. Aludimi se VKM VKM nr. 1638 daté 17.12.2008 '”Pér kriteret e vlerésimit te pronés shteterore qé privatizohet apo transformoher dhe pér procedurén e shitjes", ndryshoi metodologjine e pagesës 20% në lekë dhe 80% ne bono privatizimi dhe letra me vlerë me qëllim që familja begeja te privatizonte klubin me bono privatizimi, pra me lire, eshte nje alogjizem tjeter.

Sqaroj se pavaresisht emerteses, privatizimi kish te bente vetem me blerjen e ndertesave te rrenuara, pasi toka u ish kthyer pronareve perpara privatizimit. Privatizimi i ndertesave te KP ka kushtuar afersisht 800 mije dollare, nga te cilat klubi shume-sportesh 700 mije dollare dhe klubi i futbollit 100 mije dollare. Nga keto, vetem nje muaj para miratimit te kesaj VKM, familjet pronare kishin paguar 700 mije usd ne para dhe jo ne bono, për privatizimin e ndertesave te shumesporteshit (sipas kontrates 3238 Rep, 562 kol, date 4.11.2008). Kjo shume përbente gati 90% te vleres se pergjithshme te privatizimit. Skema e VKM u aplikua vetem mbi pagesen prej 100 mije dollare te privatizimit te klubit te futbollit.

Nese do te kish patur ndikim te paligjshem, informacion te shkembyer ne rruge familjare midis Berishes dhe Malltezit, ky i fundit do te priste edhe nje muaj dhe t’a paguante vleren prej 700 mije USD me bono sipas VKM. Por SPAK e anashkalon kete fakt dhe nxjerr si prove procesverbalin e mbledhjes se qeverise, i cili nuk provon asnje shkelje ligjore, por vetem reformat e qeverise. Shtoj se bonot e privatizimit jane perdorur qe prej miratimit te tyre ne fillimet e viteve ’90, si nje forme e rendesishme e pagesave per privatizimin e apartamenteve e ndermarrjeve shteterore ne te gjithe vendin dhe nga ato kane perfituar qindra mijra qytetare.

5. Ne lidhje me akuzat qesharake se Berisha suprimoi KKP dhe krijoi nje agjensi te tere ne mbare vendin (AKKP) vetem per te favorizuar familjen e dhendrit, sqaroj se:

Krijimi I Agjensise ishte reforme qe synonte te rriste llogaridhenien e qeverise. Mazhoranca e PD I kishte te gjithe mundesite te ruante formulen e vjeter te kompozimit te KKP dhe te ndryshonte anetaret e saj, por zgjedhja per te krijuar nje organ te ri ishte qartazi reforme qe synonte të rriste efektshmerine e sektorit. Nese Familja Begeja dhe familjet e tjera pronare kane marre 3 apo 4 vendime prej AKKP, qe prej vitet 1995-’96 e ne vazhdim, ato kane marre me dhjetra vendime per njohjen e kthimin e pronave nga KKP, e gjykatat. Edhe vendimi I dates 26.01.2006 I KVKKP Tirane, qe I ktheu familjes Begeja 11740m2 te njohura me pare, u mora nga KKP e perbere nga anetare te zgjedhur nga mazhoranca e meparshme e PS dhe jo nga AKKP e re.

6. Sa per deshmitaret e rreme te cituar ne shkrim, GJKKO duket se nuk vuan.

Njeri, qe duhet te ruante pronen funksionale e pa zaptues, thote se I kane ofruar nje apartament, por nuk e mban mend se kush ia ofroi, a thua se I kane ofruar nje kile molle. Tjetri, Vladimir Qirjazi, drejtoria e te cilit duhet ta kish marre klubin ne dorezim qe prej 2000, pra t’a kish futur ne inventarin e Ministrise se Mbrojtjes, por refuzonte t’a bente kete edhe pse ky ishte nje detyrim taksativ ligjor, duke shkaktuar keshtu dem financiar, thote se me kane marre ne telefon per te me bere presion, por nuk me kujtohet se kush (f.93). Te gjitha veprimet e tij penguese, Qirjazi I kryente ne nje kohe kur pronaret kishin paguar cmimin e privatizimit te klubit. Ato kishin për qellim mos-dorezimin e prones aty ku e percaktonte ligji, por zgjatjen e gjendjes se paligjshmerise e cila nuk kish sjelle kurre asnje cent ne shtet.

7. Ftoj Lalen t’i mendoje dy here genjeshtrat që mbllaçit.

Pohimi se “SPAK në hetim të kësaj çështje gjeti edhe të tjera shkelje, siç ishte edhe përvetësimi i pishinës së Klubit Partizani nga familja Begeja, që nuk e posedonte këtë truall” eshte mashtrim, qe ne menyren e cituar prej Lales, nuk e gjen as ne dosjen e GJKKOsëpolitike, por që ajo e fantazon me zellin e shpifses.

Pishina ishte pjese integrale e KP dhe si e tille pronaret ishin te detyruar t’a privatizonin, pasi ajo nuk mund te ndahej nga teresia e klubit. Kuadri ligjor percaktonte se kur pronaret kishin me shume se 70% te truallit te objektit qe privatizohej, ata kishin te drejten e parablerjes se pjeses tjeter, por ndarja e pjeseve nuk ishte e parashikuar ne ligj. Pronaret nuk kishin asnje interes t’a blinin pishinen, pasi ajo ishte e zaptuar dhe me mbivendosje ne ZRPP, por blerja e saj ishte detyrim. SPAK nuk e konteston kete fakt, por thote se nje akt nenligjor qe I jepte te drejte kryerregjistruesit te fshinte rregjistrime hipotekore, te cilat ishin bere pa dokumenta te rregullta pronesie, favorizoi privatizimin e KP nga pronaret. Genjeshter e paster.

Pishina ne fjale, qe ishte objekt shteteror, kishte kaluar tek te tretet ne rregjistrin e pronave, pa dokumentat provues qe kerkoheshin nga ligji për te provuar tagrat e pronesise. E thene ndryshe prona ishte tjetersuar ne menyre te paligjshme dhe po I paligjshem kish qene dhe rregjistrimi I saj ne ZRPP. SPAK/GJKKO tundin faktin se Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi me pas dispoziten e aktit ligjor qe I jepte tagrin e fshirjes kryerregjistruesit, por me stilin e gjyqeve te posaçme fsheh faktin se ne menyre te pavarur nga rregjistruesi, ishin gjykatat ato qe konfirmuan se origjina e prones se uzurpuesve te pishines kish qene e falsifikuar. Pavaresisht se paguan per privatizimin e pishines, pronaret e KP u enden 7 vjet gjyqeve per te zgjidhur konfliktin me uzurpuesit e saj. Ne fund te kalvarit, gjykatat provuan me vendim te forms se prere se uzurpuesit e posedonin pishinen bazuar mbi nje tjetersim dhe rregjistrim te paligjshem. Te gjithe keto dokumenta, e vendime gjyqesore jane pjese e dosjes se provave te drejtesise qe vetem per prova nuk do t’ia dije.

8. Lala ne serialin e shpifjeve te saj thote se “Në dokumentet që studio noteriale nuk i kishte dorëzuar në institucionet shtetërore, ishin mbajtur shënim pagesat e dividentëve për Jamarbër Malltezin, në një kohë që ai nuk ka qenë ligjërisht, ortak i shoqërisë.”

Zyra e nenkontraktuar per financen ka mbajtur nje bilanc te vetem qe prej fillimit te investimit dhe ka deklaruar rregullisht ne tatime dhe cdo institucion tjeter cdo te ardhur te krijuar, ne cilindo zë financiar. Ne momentin kur Jamarber Malltezi ka terhequr dividend, jane paguar tatimet perkatese dhe shuma eshte derdhur ne llogarine e tij me banke. Per kete transaksion banka kerkon depozitimin e aktit justifikues të origjines te te ardhurave dhe per kete qellim eshte depozituar prane bankes akt-marrveshja e investimit me emrat dhe nenshkrimin e te tre inevstitoreve. Po ashtu, bilanci I miratuar, ne baze te te cilit JM kish terhequr dividend, eshte rregjistruar prane QKB se bashku me referencen e aktmarrveshjes noteriale ne fjale. Shuma te tjera te terhequra si hua apo si pagesa per sherbime te ndryshme, jane bere po ashtu me banke. Për te gjitha pagesat, konsulence, apo dividend, jane bere deklarimet dhe jane paguar detyrimet tatimore perkatese sipas legjislacionit ne fuqi

Tabelat e titulluara ‘Jamarbër Malltezi’, total pagesa për Divident 2011-2022’  përmbante pretendime midis ortakeve, te ngrituar ne 2022, ne momentin kur shoqeria po I afrohej fundit te aktivitetit. Ato perfshinin pagesa per konsulenca (qe kane qene realisht të tilla dhe te cilat ishin deklaruar me pare rregullisht, dhe qe per kete arsye zyra e finaces ka refuzuar t’I njohe si pjese e dividendit), sherbime te ndryshme (ndertimi, rregullimi territori prane kompanise Magnet Imo), etj. Zyra e finances ka marre parasysh ato zera te cilat kane qene te dokumentuara me dokumentet perkatese provuese sipas ligjit dhe ka refuzuar pretendime qe kane qene te pa-argumentuara. Rregullimi I marredhenieve financiare midis ortakeve eshte nje praktike normale, por Jamarber Malltezi ne asnje rast nuk ka marre shuma cash te padeklaruara, dhe nuk ka pasur as arsye dhe as interes t’a beje kete. Eshte fakt se dhe pas dorezimit te ketij dokumenti, tek zyra e finances, kjo e fundit ka bere prapesime dhe ka hartuar dhe dorezuar bilancin vjetor, duke futur ne te vetem ato pretendime qe ishin te bazuara ne dokuementacionin perkates.

Edhe shuma e pretenduar e dividendit nuk eshte reale. Ajo eshte nje fotografim I momentit kur jane sekuestruar disa kompjutera, dhe jo I llogarive perfundimtare te shoqerise, por për te qene e sakte me shifrat, ky problem do te sqarohet ne ditet ne vijim.

Por nje gje eshte e qarte si drita e diellit. Te gjitha sa me siper, dinamika e marredhenieve e pasqyruar ne dosje, hedh poshte cdo dyshim se Jamarber Malltezi ka qene ortak fiktiv. Ai ka qene pjese aktive e investimit dhe fitimet e tij jane te ligjshme e te krijuara nga dividend.

9. Sa per dokrrat e mos deklarimeve ne ILDKPI nga Argita Malltezi keto nuk kam zemer t’ia ve kapacitetit te Lales.

Sqaroj se Argita Malltezi ka deklaruar cdo pasuri te veten, dy vite para se ligji ta kerkonte dhe me pas ka deklaruar cdo gje sipas ligjit. Sipas ligjit deklarimi i saj eshte si person I lidhur me zyrtarin dhe detyirmi I deklarimit nuk shtrihet per pasurite dhe interesat e personave te lidhur me personin e lidhur. Pra ligji nuk i kerkon asaj te deklaroj per pasurite e bashkeshortit, pasi ajo nuk mban vete direkt pozicion zyrtar. Lala nuk e di, por komisarët e SPAK/GJKKO e dine shume mire kete gje. Kur thone se Argita Malltezi nuk ka deklaruar dividend per X vit, ata deklarojne nje fakt te ligjshem: Ajo nuk ka deklaruar sepse dividendi nuk i perket asaj. Por ata presin qe shpifes të llojit Lala dhe nëpërmjet tyre te tjeret, te kuptojne nga ky formulim se Argita duhet te kish deklaruar dividend por nuk e ka bere. Kjo eshte fytyra e drejtesise se shtremberuar nen diktat, te cilen Shqiperia e ka provuar dhe me pare dhe per kete arsye duhet t’a refuzoje me force.

10. Se fundi i themi Lales te mesoje shenjat e pikesimit ose te lere gazetarine. Ajo perseri bie ne mashtrim, duke futur brenda citimeve te paverteta.

“Unë i qëndroj deklarimeve të mia se shoqëria Homeplan sh.p.k. është krijuar që në fillim me një marrëveshje verbale me shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ku këta do të ishin investitorë, por vetëm në vitin 2014 mesa shoh nga dokumenti është formalizuar juridikisht. Lidhur mbi gjetjet e mësipërme, SPAK mendon se Jamarbër Malltezi, duke shfrytëzuar lidhjet e tij me kryeministrin e kohës Sali Berisha, ka shfrytëzuar pushtetin e këtij të fundit, për tu paraqitur si investitor në një kompani, e cila u krijua pikërisht për të ndërtuar në truallin ku dikur ishte vendosur Klubi Shumësporttësh Partizani”, ka deklaruar Fatmir Bektashi.”

Pjesa e nenvizuar, sic mund te shihet nga kushdo, nuk eshte pjese e deklarates se Fatmir Bektashit.

 Përfitoj nga rasti te informoj publikun se ne ditet e ardhshme do te kete ne vijim sqarime mbi genjeshtrat e turpshme të drejtesise politike qe perdoret si shpate per kundershtaret politike. Ne kemi gjithe besimin dhe durimin e nevojshem per ti shkuar deri ne fund kesaj beteje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco