EMRAT - Arrestohet vrasësi shqiptar/ Policia angleze zbardh krimin e rëndë

EMRAT - Arrestohet vrasësi shqiptar/ Policia angleze zbardh krimin e rëndë

08:27, 24/10/2023
A+ Aa A-

Policia metropolitane londineze ka bërë me dije për mediat vendëse se ka ngritur akuza ndaj një shqiptari për vrasjen e një bashkëkombësi të tij në vitin 2022 në Leytonstone në lindje të kryeqytetit britanik. Ndaj Sabajet Shutit rëndon akuza për vrasjen e Lumturi Zeqjas në 21 tetor 2022.

Policia metropolitane, e cila hetoi këtë ngjarje, thotë se ndaj 30-vjeçarit Sabajet Shuti, rëndojnë edhe akuza të tjera si plagosja e një personi tjetër, prishje e qetësisë publike dhe mbajtje e një thike.

Menjëherë pas këtij krimi Sabajet Shuti kishte mundur të dilte nga Anglia dhe kishte zgjedhur si vend fshehje Suedinë, nga ku u kap dhe u ekstradua për tu përballur me drejtësinë britanike.

Lumturi Zeqja, një 27- vjeçar shqiptar në Londër, mbeti i vrarë teksa mbronte mikun e tij gjatë një grindjeje. Ai u vra teksa po përpiqej të mbronte mikun e tij në një përleshje në rrugë, në lindje të Londrës. Kanë qenë miqtë ata që i janë gjendur pranë në momentin e plagosjes, ndërsa ka mbetur i shtrirë në kopshtin e ambientit ku ndodhi ngjarja.

Ai u vra në Church Lane të Leytonstone në orën 23:00 para syve të miqve. Një ditë pas vrasjes kushërira e viktimës, Violeta Uka dha një koment për ‘The Standard’ duke deklaruar: “Lumturi jetonte në Londër prej 13 vjetësh dhe ishte një punëtor i palodhur. Ai hyri në mestë sherrit për të ndarë shokun e tij dhe e vranë. Ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë për të ndërhyrë dhe për të shpëtuar mikun e tij. Dora e vrasësit na ka lënë të mjerë të gjithëve. Na e mori lumi në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për të ngushëlluar familjen e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco