Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe plagoset rëndë shoferi

Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe plagoset rëndë shoferi

20:22, 23/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", në afërsi të fshatit Dishnicë.

Mësohet se një automjet tip Opel ka dalë nga rruga e për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.10.2023, rreth orës 19:30, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, shtetasi A. Sh., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, duke drejtuar automjetin tip "Opel", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco