‘Ishte zënë me bashkëshortin’, ishte kjo deklarata e gruas me të cilën po udhëtonte Merushe Gjuzi e cila i dha fund jetës ditën e djeshme, pas u hodh nga furgoni.
Sipas saj Merushja, dukej në gjendje jo të mirë psikologjike, ishte grindur me bashkëshortin: ‘Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit’, ka deklaruar shoqja e saj.
Merushe Gjuzi nga Rrogozhina ishte e ‘vdekur’ për së gjalli. Ajo kishte një histori trishtuese e cila po e brente cdo dite dhe më shumë.
Në vitin 2013 vajza e saj humbi kontaktet me familjen, kjo e shkatërroi Merushe Gjuzin e cila e kërkonte vajzën e saj me lot në sy në polici dhe në televizione.
Kjo histori e shkatërroi Merushen por nuk mjaftoi me kaq, pasi edhe dhëndri i saj, humbi jetën 6 muaj pas zhdukjes së vajzës së saj.
Pas zhdukjes së vajzës në 2013 në familjen e Merushes vinin shpesh telefonata anonim, por kurrë asnjë gjë nuk u dëgjohej pas tyre.
Djali i vajzës së 55-vjeçares, vuante nga një sëmundje dhe e vetmja që kujdesej për të ishte Merushe Gjuzi e cila i dha fund jetës ditën e djeshme.
Disa vite më vonë vajza e Merushes bëhet e gjallë dhe ndodhej në Angli dhe nuk donte të komunikonte me familjen duke ‘shpikur’ historinë se ishte rrëmbyer.
Kjo brengë e madhe e rëndonte, Merushe Gjuzin. Kjo histori i solli dhe konflikte me burrrin e saj dhe nisën konfliktet dhe problemet familjare.
Ditën e sotme policia njofton se ka arrestuar bashkëshortin e saj, ndaj 68-vjeçarit, Mahmut Gjuzi, rëndojnë dy akuza ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’.
Dhuna psikologjike që 68-vjeçari, ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij dyshohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.
Në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike dhe pas një sherri me burrin, 55-vjeçarja dyshohet se është hedhur nga furgoni me të cilin po udhëtonte drejt Funarit bashkë me miken e saj.
© SYRI.net