EMRI/ Plagosja e të miturit me armë zjarri në Kamëz, zbulohet FOTO e autorit

EMRI/ Plagosja e të miturit me armë zjarri në Kamëz, zbulohet FOTO e autorit

18:08, 18/10/2023
A+ Aa A-

Burime nga komisariati Nr. 5 bëjnë me dije për Syri Tv dhe gazetaren Bleona Sari se autori dhe i plagosuri në Kamëz janë shok në lagje me njëri tjetrin, njiheshin prej vitesh dhe me herët nuk rezulton që të kenë pasur zënka apo konflikte.

Burime nga grupi hetimor thonë se shkak i ngjarjes paraprakisht dyshohet të ketë qënë një konflikt banal i çastit, ndërkohë që po kqyren kamerat e sigurisë në zonë por po hetohet edhe për armën më të cilën 18 vjeçari i identifikuar si Armir Hasa kreu plagosjen.

Ndërkohë sa i përket gjendjes shëndetësore të 16 vjeçarit emri i të cilit nuk bëhet me dije për shkak se është i mitur, ai ka marrë nje plumb në pjesën e pulpës në këmb dhe aktualisht ndogjet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kqyrjes së kamerave ku do të zbardhet dhe intenerari që ka ndjekur autori i ngjarjes Armir Hasa do të orientohen edhe grupi hetimor për vendodhjen e tij, ndonëse janë ngritur pika kontrolli në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco