Shpërthimi në shtëpinë e gjyqtarit, ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Shpërthimi në shtëpinë e gjyqtarit, ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë

10:30, 28/04/2024
A+ Aa A-

Në orët e para të mëngjesit të sotmë një sasi lënde plasëse shpërtheu në derën e banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Në njoftimi e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër.

Sipas raportimeve, kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person, që afrohet në këmbë dhe lë sasinë e lëndës plasëse. Gjithashtu ai largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë përmes rrugicave.

Nga raportimet mësohet se personi i dyshuar si autori i vendosjes së lëndës plasëse është i veshur me rroba të errëta dhe në kokë mban një kapele, në formën e një maskimi.

Pritet që nga kqyrja e kamerave të sigurisë të hidhet më shumë dritë mbi identitetin e personit, ndërsa ende nuk ka persona të shoqëruar lidhur me ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco