Devoll/ Gjendet i pajetë një burrë në afërsi të kufirit

Devoll/ Gjendet i pajetë një burrë në afërsi të kufirit

10:39, 18/10/2023
A+ Aa A-

Është gjendur një person i pajetë në afërsi të kufirit, mbi fshatin Ponçarë të Devollit.

Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë.

Pritet identifikimi i këtij shtetasi, rreth 60 vjeçar, e më pas do të bëhen edhe hetimet mbi zbardhjen e rrethanave që kanë sjellë vdekjen e tij.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2023, rreth orës 10:15, në fshatin Ponçarë, Devoll, pranë vendit të quajtur "Qafa e Minave", është gjetur i pajetë shtetasi L. Z., rreth 70 vjeç, lindur në fshatin Ponçarë dhe banues në Lushnjë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se L. Z., mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco