Rekrutonin shqiptarë për grupe terroriste/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e pjesëtarëve të ‘xhihadistëve’

Rekrutonin shqiptarë për grupe terroriste/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e pjesëtarëve të ‘xhihadistëve’

11:17, 08/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e pjesëtarëve të grupit të ‘xhihadistëve’, që rekrutonin shqiptarë, dhe i dërgonin për të luftuar për grupimet terroriste ISIS dhe Al Nusra.

Ndaj Orion Reçit dhe Verdi Moravës do mbetet në fuqi vendimi i Apelit, që i shpalli ato fajtor duke i dënuar me 13 vite burg.

Në nëntor të vitit 2016 nëntë të akuzuarit për rekrutim të shqiptarëve dhe dërgimin e tyre në Siri për të luftuar për grupimet terroriste atje, u dënuan me vendim të formës së prerë.

Për çështjen shpallën fajtor dhe u dënuan Bujar Hysa, i akuzuar si drejtues i grupit, u dënua me 18 vjet burg ndërsa Gerti Pashja e Genci Balla u dënuan me nga 17 vjet. Zeqir Imeri u dënua me 16 vjet ndërsa Verdi Morava, Orion Reçi e Edmond Balla u dënuan me nga 13 vjet.

Fadil Sylejmani u dënua me 12 vjet ndërsa Astrit Tola u dënua me 7 vjet. Në total, dënimi për ta është 126 vjet. Vendimi u dha më 30 nëntor të vitit 2016, ku ata u shpallën fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë me 126 vite burg në total, ndërsa prokuroria kishte kërkuar 152 vite për nëntë të pandehurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco