Pritë pranë shinave të trenit, zbardhen detaje nga atentati me 1 viktimë në Sukth

08:53, 27/09/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen që tronditi qytezën e Sukthit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se Fation Dervishi, i cili ndërroi jetë në spital, duke mos i mbijetuar plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri, është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk njihet si person me precedent të mëparshëm penal.

Kur është qëlluar me armë nga atentatorët, 38-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një miku i tij.

Ky i fundit nuk është prekur nga plumbat, duke lënë të kuptohet se objektivi i atentatit ka qenë drejtuesi i mjetit.

Sipas dëshmisë së mikut të viktimës, rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur ju është zënë pritë pranë shinave të trenit.

“Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan“, ka deklaruar në polici shoku i të ndjerit.

Për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe kapjen e autorit/ve, në ndihmë të policisë së Durrësit janë nisur dhe dy grupe të FNSH-së së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco