Kërkohej nga Italia për trafik droge, 62-vjeçari shqiptar arrestohet sapo zbriti në tokën italiane

Kërkohej nga Italia për trafik droge, 62-vjeçari shqiptar arrestohet sapo zbriti në tokën italiane

19:52, 26/09/2023
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili dyshohet se është një nga drejtuesit e grupit kriminal të shpërndarësve të drogës në zonat mes Frosinones dhe Soranos. Bëhet fjalë për 62-vjeçarim shqiptar me inicialet E. F, i cili u arrestua në Bari sapo zbriti nga trageti që vinte nga Durrësi.

Shqiptari kërkohej pas operacionit “Shqiponja” të 12 shtatorit. Katër shtetas shqiptarë ishin identifikuar asokohe nga hetuesit.

Një grup kriminal ky që i dedikohej trafikut të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, veçanërisht kokainës. Ndaj tyre, tre masat e detyrimit për t’u paraqitur në Selinë e Karabinierëve dhe masën e arrestit shtëpiak për shtetasin me inicialet A.F., pra ai që u konstatua se ishte një nga nxitësit e aktivitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco