EMRAT/ Korrupsioni, SPAK kërkon 13 vite burg për 5 ish-zyrtarët e bashkisë Dimal

EMRAT/ Korrupsioni, SPAK kërkon 13 vite burg për 5 ish-zyrtarët e bashkisë Dimal

14:26, 20/09/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka dhënë pretencën e saj për dosjen e abuzimeve në bashkinë Dimal, teksa kërkon 13 vite burg në total për 3 ish-zyrtarët e bashkisë dhe 2 përfaqësues të një firme private.

Arben Guraj, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve, Altin Pali, drejtor Urbanistike, Valentina Jançe, ish-shefe e Urbanistikës, Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare dhe Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie, akuzohen për për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Konkretisht:

Arben Guraj 4 vjet burg/ 2 vite e 8 muaj burg, me gjykim te shkurtuar

Altin Pali 3 vite burg/ 2 vite burg , me gjykim të shkurtuar

Valentina Jançe 3 vite burg/ 2 vite burg/ pezullim, shërbim prove

Vait Koshi 18 muaj burg/ 12 muaj burg, me gjykim të shkurtuar

Arjan Demiri 1 vit burg/ 8 muak, me gjykim të shkurtuar

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco